 Kjo fotografi mbresëlënëse u mor nga Gabriel Brammer, një nga ambasadorët e fotove të ESO-s. Ajo tregon perëndimin e Diellit në observatoin e Paranalit dhe në qiell na paraqet dy kometa të cilat lëvizin nëpër qiellin e jugut. Afër horizontit, në anën e djathtë të fotografisë ndodhet kometa C/2011 L4 (Pan-STARRS), më e ndritshmja nga të dyja, e cila tregon një bisht të ndritshëm që formohet kryesisht nga pluhuri që reflekton dritën e Diellit. Në qendër të fotos, pak mbi shpatin e malit Cerro Paranal ndodhet kometa C/2012 F6 (Lemmon), me një ngjyrë jeshile të errët si dhe me një bisht të zbehtë. Këtë ngjyrë ja jep mjegulla e errët që rrethon bërthamën. Ngjyra jeshile është rezultat i jonizimit të gazeve në pjesën e errët nga drita e Diellit. Ju mund të mendoni se është dhe një kometë e tretë në këtë foto, por objekti i ndritshëm, që ndodhet midis kometave “Lemmon” dhe “Pan-STARRS”, është një yll që bie, për fat, në momentin që u bë kjo foto.
|